Dhimbja e kokës, preteksti më i përhapur poshtë çarçafëve, në të vërtetë nuk është një justifikim, por një pengesë reale për dashurinë. Në 90% të grave të prekura, shoqërohet me probleme reale seksuale dhe 1 në 5 raste ul dëshirën seksuale.
"Më në fund i kemi liruar gratë, tashmë askush nuk mund të thotë që gratë përdorin dhimbjen e kokës si një justifikim për t’ju shmangur partnerit", thotë Rossella Elena Nappi, gjinekologe dhe seksologe e famshme.
Kapioni i studimimit përbëhej nga 100 gra me moshë mesatare 40 vjeç, të gjitha në kurim për dhimbje të fortë koke. Pacientet ju nënshtruan testeve neurologjike për të vlerësuar nivelin e tyre të ankthit dhe depresionit dhe plotësuan një pyetësor mbi preformancat e tyre seksuale dhe shkallës së stresit në krevat. Rezultati ishte: 9 paciente në 10 kishin një jetë seksuale shumë më të ulët se standardet normale; gati 3 në 10 pranuan që ishin të stresuara për këtë fakt dhe 20% e tyre folën për një rënie të libidos.
"Në këtë mënyrë vërtetuan që mekanizmat e dhimbjes janë të njëjta dhe dhimbja e kokës mund të shkaktojë edhe mungesë dëshire seksuale", sqaron Nappi.
Kërkimi dëshmoi se gratë që abuzonin më shumë me analgjezikë, ishin ato që ankoheshin më shumë për problemet seksuale. E njëjta situatë vihej re dhe te pacientet që merrnin ilaçe për depresionin dhe ankthin, të cilët sipas seksologes janë vrasësist numër një të seksualitetit femëror.