Nuk e kanë konfirmuar asnjëherë që janë bashkë, mirëpo Young Zerka dhe Ronela Hajati kanë pasur një lidhje të gjatë dashurie dhe kanë bashkëjetuar për disa vite. Dyshja edhe pse nuk e kanë pranuar romancën e tyre, gjithmonë janë konsideruar çift. Mirëpo, kohët e fundit është përfolur për një ndarje mes tyre.

Pak ditë më parë në një intervistë për “Prive”, Zerka u shpreh se Ronelën e ka pasur gjithmonë xhan, por nuk ka dashur ta komentojë gjatë këtë gjë. Ndërsa kur ishte i ftuar të premten e një jave më parë në “The Voice of Albania” tha se është beqar, por dhe tokë e zënë. Ndërkohë dje Young Zerka i ka bërë konfuz të gjithë fansat në lidhje me këtë çështje. I ftuar në emisionin “Trokit” ai ka treguar se historia me Ronelën vazhdon.

Kur u pyet nga moderatori nëse kanë dalë titrat “The End” të filmit ai u përgjigj: “Jo akoma s’kanë dalë titrat. Ke parë ti të kem nxjerrë unë gjë titra. Historia vazhdon. Ne me Ronelën na lidhin shumë gjëra në studio, ajo është shumë e talentuar”. Në këtë mënyrë këngëtari i ka lënë të gjithë sërish në dyshime. Po ashtu edhe Ronela nuk ka reaguar ende për thashethemet për ndarje.