Trajneri i Teutës Edi Martini u shpreh pro mbylljes së kampionatit në Shqipëri, pasi vendi jonë po has në probleme të mëdha për sa i përket përballimit të koronavirusit. Martini kritikoi dhe qeverinë për faktin se nuk pranon të kalojë një paketë ndihme financiare për sportin gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit. Ai ironizoi se politikanët e mbështesin futbollin vetëm në raste të sukseseve të kombëtares së Shqipërisë. Martini dha mesazhin futbollit që të largohet sa më shumë nga politika.

“Gjendja shëndetësore e lojtarëve të Teutës – Jemi mirë dhe gëzojmë shëndet të plotë. Kemi vendosur programe individuale.”
Stërvitja në shtëpi – Është mjaft e vështirë, gjithmonë kemi bërë kujdes te plani stërvitor. I kontrollojmë dhe komunikojmë me lojtarët  me Whatsapp, por është shumë e vështirë, kur mungon gara, mungon dhe stërvitja, mungon dhe puna në grup.
Kampionati – Jam shumë skeptik. Kur diskutohet në shumë vende të botës si: Gjermania, Italia, Francam etj., ku shërbimi shëndetësor është në maja, tek ne çalojnë shumë gjëra. Në Shqipëri duhet të kemi shumë kujdes tek ndeshjet kur të fillojnë, sepse është në dorë jeta e futbollistëv. Jam pro ndeshjeve, por duke parë Shkodrën, nuk do të ishte qamet i madh nëse kampionati të ndërpritej. Është kosto e madhe që të vazhdohet kampionati, dhe të rrezikohet jeta e lojtarëve.
Qeveria nuk pranon të akordojë fond për futbollin – Qeveria flet vetëm kur na bën krenarë kombëtarja. Aty janë të parët poltikanët që dalin në stadiume për të mbështetur Shqipërinë. Nuk e harroj pritjen madhështore që iu bë kombëtares kur u kthye nga Franca. Duhet ta duash tjetrin jo vetëm në kohë të mira, futbollit i mungojnë shumë gjëra. Do të ishte normale që shteti t’i jepte një dorë sportit. Futbolli është dicka për krenari. Këtë mosafrim, mosakordim fondesh, po bën gabim qeveria. Edhe futbolli ti mbajë larg lojtarët nga politikanët.
Rifillimi i kampionatit – Është shumë e vështirë, duhet t’i bëjmë hapat një e nga një. Vlen shëndeti i lojtarëve, nuk kemi të bëjmë më me lojë, rrezikojmë çdo gjë. Thashë, të gjithë ekipet janë të dëmtuara, ndeshjet do të jenë të ngjeshura dhe ato skuadra që kanë stol të fortë do të kenë sukses.
Sezoni mund të vazhdojë deri në verë –  Infrastruktura te ne është e mirë, në darkë janë më të mira kushtet për t’u luajtur ndeshje në verë.. Nuk do të bëhen në orarin e pikut. Por, 3 ndeshje brenda javës janë tepër për një ekip. Nuk kemi çfarë të bëjmë, do ta çojmë deri në fund”, përfundoi trajneri i Teutës Edi Martini.