Ndërkohë që Cristiano Ronaldo është në qendrën e sulmeve dhe akuzave për evazion fiskal të përllogaritur në shumën e 14.7 milionë euro, për të ardhurat e padeklaruara që gjeneronte nga e derjta e imazhit, e ëma e portugezit, ka preferuar të bëjë publike skuadrën e saj të zemrës dhe si për çudi nuk është Real Madrid, ekipi për të cilin luan aktualisht CR7.

Skuadra e zemrës nuk komandohet dhe as nuk diktohet. Madje as kur je mamaja e futbollistit më të fortë në botë, gjithashtu dhe më i famshmi. Kështu, Dolores Aveiro, mamaja e Cristiano Ronaldo, ka pozuar e lumtur duke mbajtur veshur fanellën e Sporting Lisbona, të autografuar nga të gjithë futbollistët e ekipit portugez. Më pas foton e ka publikuar në rrjetet sociale, madje të shoqëruar me komentin: “skuadra e zemrës time”, mbase edhe si shenjë rebelimi për problemet që CR7 po përjeton në Spanjë.