Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qenë edhe këtë vit e nominuar për një nga çmimet e mbrëmjes më të madhe vjetore të ndarjes së çmimeve të muzikës, “Grammy Awards”.

Bebe luftoi për të marrë çmimin “Kënga më e mirë e zhanrit Dance/Pop”, ku ishte nominuar për këngën “One In A Million”, por që ky çmim shkoi në duart e artistes australiane Kylie Minogue për hitin e saj “Padam Padam”.

Megjithëse ka qenë e nominuar edhe tri herë të tjera, një herë në vitin 2023 dhe dy herë në vitin 2019 Bebe Rexha nuk ka arritur asnjëherë që të fitojë një “Grammy” në karrierën e saj. Gjithsesi Rexha ka qëndruar e motivuar duke publikuar në llogarinë e saj në Instagram disa fotografi ku ka shkruar: “Unë jam çmimi.”

Ajo gjithashtu publikoi në ‘chatin’ e fansave të saj në Instagram një mesazh zanor, ku thoshte: “Ja pra ku jemi, katër nominime, katër humbje. Por gjithsesi, unë dukesha si vet çmimi natën e mbrëmshme dhe unë jam vet çmimi”.-vijoi Rexha. Bukuroshja ka qenë një pretendente shumë e fortë për të fituar çmimin “Grammy” vitin e kaluar, pasi ishte nominuar për hitin e saj “I’m Good (Blue)” me David Guettan, për çmimin “Kënga më e mirë ritmike/elektronike”.

Ky çmim kishte shkuar në duart e Beyonce për këngën e “Break My Soul”, e cila çuditërisht ka shumë më pak popullaritet dhe dëgjime në platformat muzikore, se sa hiti i artistes me origjinë shqiptare.