Kandidati pjesëmarrës në garë për kreun e Partisë Demokratike, Agron Shehaj,  ka reaguar për herë të parë pas konfirmimit të Lulzim Bashës në krye të të PD-së.

Shehaj përmes një postimi në “Facebook” shpreh mirënjohjen për të gjithë ata të cilit i besuan votën, si dhe të gjithë ekipit që punoi me të.

“Ju falenderoj me gjithë zemër të gjithë ju demokratëve që më votuat. Ju jam mirënjohës juve dhe gjithë qytetarëve që më besuan dhe më mbështetën për të sjellë një frymë dhe qasje të re në politikë.

Ndihem pafund mirënjohës ndaj vëzhguesve dhe ekipit që punoi me mua këto tre javë. Më ndiqni sot në Opinion, 22.00.”, shkruan ai.

Kujtojm që Shehaj u rendit i dyti në garën për kryetarin e ri të PD-së me 6038 vota në total.