Shumë njerëz duan të flenë më shumë, por e kanë të vështirë ta bëjnë këtë. Shumë ilaçe mjekësore dhe bimore po prodhohen për të luftuar pagjumësinë, por studimet e fundit kanë treguar se ndryshimi i dietës ndihmon për të patur një gjumë relaksues.
Më poshtë, pesë ushqime të shëndetshme që lidhen me një gjumë të mirë gjatë natës.
“Patatet e ëmbla janë burime të mëdha të kaliumit, magnezit dhe kalçiumit për t’ju ndihmuar të relaksoheni”, thotë drejtorja e ushqimeve Jaclyn London për “Good Housekeeping”.
Ajo sugjeron konsumin e një patateje të ëmbël të pjekur para se të shkoni në shtrat.
Banania
Ky frut përmban sasi të mira magnezi dhe kaliumi, të dyja ndihmojnë në relaksimin e muskujve.
Bajamet
Nëse nuk jeni tifoz i bananes, sugjerohet përdorimi i bajames si një “meze e mirë” para shtratit, kjo në sajë të përmbajtjes së lartë te magnezit që ato kanë. Gjithsesi ato kanë dhe vitaminën B6, por nuk rekomandohet konsum i madh i tyre.
Produkte bulmeti
Shumë vetë kanë idenë fikse se pirja e një filxhani qumësht e zgjidh problemin. Por në fakt çdo produkt qumështi e bën këtë. Mjafton të konsumosh një copë djathë, apo edhe një filxhan me kos. Kalçiumi në produktet e qumështit ndihmon trurin të përdorë triptofanin për të ndihmuar në krijimin e melatoninit që nxit gjumin.
Sallata jeshile
Një tjetër sugjerim interesant është sallata jeshile. Konsumi i sallatës jeshile në darkë çliron lactucarium që gjendet te ky produkt. Ky përbërës ka veti qetësuese dhe ndikimi që jep në tru është i ngjashëm me opiumin.