Qendra e votimit nr. 1420/02 në zonën e ish-Kënetës nuk ka nisur ende procesin e votimit për shkak të mosfunksionimit të pajisjes elektronike.
“DurrësLajm” raporton nga kjo qendër votimi se nëse nuk do të sjellin pajisje tjetër për të zëvendësuar atë që nuk po funksionon, procesi i votimit pritet të fillojë më vonë dhe në mënyrë manuale.
Ndërkohë, mbeten ende në pritje të udhëzimit që do të vijë nga KZAZ, se si do të vijojë procesi në këtë QV.





