Dy lëkundje të lehta sizmike janë regjistruar mëngjesin e së premtes në Italinë qendrore. Dy tërmetet me manjitudë 2.4 dhe 2.2 ballë janë regjistruar me diferencë kohore rreth një orë nga njëri-tjetri.

Lëkundja e parë me epiqendër në komunën Fiordimonte është regjistruar në orën 06.21, ndërsa e dyta me epiqendër në Castelsantangelo sul Nera ka ndodhur në orën 07.48.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar dhe dëme materiale nga tërmetet e rradhës.