Për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, u dëmtuan edhe disa institucione arsimore, ndërsa mësimi u pezullua fillimisht në të gjithë vendi.

Por në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Politeknik të Tiranës, në të 5 katet e tij, situata është e rrezikshme për studentët e këtij Fakulteti. Procesi mësimor këtu do të fillojë më datë 6 janar, ndërsa në fakultetet e tjera të Universitetit Politeknik të Tiranës mësimi nis më datë 16 dhjetor.

Edhe në Universitetin e Mjekësisë të Tiranës, si pasojë e gjendjes të rëndë të ambienteve në këtë institucion, Rektori Arben Gjata vendosi rifillimin e procesit mësimor më 6 janar.