Një grua është arrestuar pasi dyshohet se ka djegur për së gjalli bashkëshortin e saj, në fshatin Pandanëangi, Indonezi, pasi nuk ka pranuar t’i japë asaj akses në celularin e tij. 25-vjeçarja Ilham Cahyani, i kërkoi Dedi Purnamës, 26 vjeç, kodin e celularit, ndërkohë që po punonte për riparimin e çatisë së shtëpisë.

Ata filluan të diskutojnë me njëri-tjetrin derisa Cahyani dyshohet se kapi një kovë benzine dhe e derdhi atë mbi Dedin dhe pastaj e dogji me çakmak. 

Një dëshmitar iu tha gazetarëve se ai kishte qenë i pranishëm në momentin e djegies dhe kishte ndërhyrë për të fikur flakët.  26-vjeçari ndërroi jetë në spital dy ditë pas ngjarjes.