Holandezi Johan Neeskens kaloi pesë vite me fanelën e katalanasve dhe u shndërrua shpejt në një nga të adhuruarit e publikut dhe kjo zgjati deri në vitin 1979, kur një ‘incident’ e largoi prej andej.
Në librin e publikuar së fundi, “Barcelona Inedit” thuhet se Neeskens u largua për një arsye të çuditshme. Sipas këtij libri, ish-lojtari i Ajaksit kishte refuzuar t’i kalonte letrën higjienike të tualetit presidentit të klubit në atë kohë. Ky veprim i tij i ka kushtëzuar të ardhmen, pasi presidenti i asaj kohe, Nunez, ka deklaruar menjëherë në një rreth të ngushtë miqsh se do ta largojë atë që me rastin e parë. Dhe fjalën e dhënë e mbajti kur nuk e mendoi dy herë një ofertë të Neë York Cosmos.
Neeskens, sot 64 vjeç, u rikthye tek Barcelona në vitin 2006 si ndihmës trajner in Frank Rijkaard, por edhe ky rikthim pati një fund të keq. Ai u shkarkua së bashku me patriotin e tij në fund të sezonit 2007-2008.