29 prill 2015 – Pas kësaj video duhet të mendoheni mirë kur refuzoni që t’i jepni dikujt një cigare. Pamjet janë marrë në një pikë furnizimi me karburant, në Jeruzalem. Një djalë po mbush me vetëshërbim makinën e tij, tip “Suzuki”, kur një vajzë e re i afrohet dhe i kërkon cigare. Djali e refuzon dhe duket se mbaroi gjithçka, por gaboi.

Vajza është kthyer duke i hedhur në pompën e benzinës ndezësin që kishte bërë gati për cigaren. Me shpejtësi shoferi e ka larguar pompën, duke evituar shpërthimin e makinës.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”