Nuk i jep pagën për disa muaj, inxhinieri kallëzon pronarin në polici.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori për shtetasin R. V., 53 vjeç, banues në Tiranë.
Inxhinieri i firmës së 53-vjeçarit, shtetasi M. M. ka kallëzuar se shtetasi R. V. nuk i ka dhënë për disa muaj, pagën mujore.





