Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin M. T., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 14, Durrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin.

Pasi u ndalua nga shërbimet e Policisë, iu bë testi i alkoolit, nga i cili rezultoi në gjendje të dehur. Gjithashtu, gjatë kontrollit në automjet iu gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, një elektroshok dhe një thikë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.