Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Krujës, pai nuk iu bindën urdhrit të forcave operacionale.

Xhemal dhe Skerdi Prushi, përkatësisht 22 dhe 19 vjeç, banues në Fushë-Krujë, kishin në mjet shtetasin Bedri Haka.

Ky i fundit u arrestua një ditë më parë, pasi ishte në kërkim për vrasjen e Leonard Muratajt.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin Penal Nr.1014, datë 23.11.2014, ka dhënë për Hakajn masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale” Vrasja me paramendim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Haka është autori i dyshuari i vrasjes me armë zjarri  të shtetasit Leonard Murataj, 51 vjeç, banues në Durrës, ngjarje e ndodhur më 18.11.2014.