14-vjeçari, i identifikuar si Kosta K. është bërë sot kryefjalë e mediave për shkak se shkaktoi një masakër në mes të një shkolle në Beograd. Ai vrau 9 persona me armën e zjarrit të cilën ja kishte marrë të atit të tij, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore.
Kosta K. mori pjesë në shumë olimpiada, si të matematikës. Vitin e kaluar, Kosta fitoi edhe vendin e tretë në garën e historisë. E gjithë ngjarja e përgjakshme ka nisur pikërisht nga inati që kishte ndaj mësueses së historisë dhe klasës ndaj të cilës ka nisur të qëllojë me breshëri.
Ai mori armën e zjarrit që e kishte i ati dhe qëlloi me breshëri plumbash rreth orës 08:00 kur zakonisht nis mësimi. Pasi i vrau ai u arrestua menjëherë nga policia serbe.
I mituri nuk ishte i vetëm kur kreu masakrën, ai ka qenë së bashku me 6 të tjerë të cilët kanë qenë të gjithë nën efektin e lëndëve narkotike, por vetëm ai qëlloi.
Nga të shtënat ka pasur edhe të lënduar. Mes të plagosurve ka edhe nga ata që janë në rrezik për jetën.