Portieri Simon Mingolet zbulon se Sadio Mane ka dështuar dy herë të raportojë regjimin e tij të gjithë te trajneri i Liverpool Jurgen Klopp.Sulmuesi senegalez është duke kaluar një sezon plot ulje-ngritje. Ai e filloi shumë mirë por u ndal nga një pezullim tre javor pas shkelmit në fytyre drejt portierit Ederson të Manchester City-t, përpara se të pësonte një tërheqje muskulore në arenën ndërkombëtare e cila e la jashtë fushe për një muaj.Mane është rikthyer në formacionin e Të Kuqve në fitoren 3-0 ndaj ish-klubit tët ij Southampton duke u rikthyer në listën e golashënuesve që prej gushtit gjatë ndeshjes ndaj Sevilla-s në Champions League.
Por megjithëse është rikthyer në formë të mirë brenda fushës, ai po has vështirësi disiplinore teksa Mingolet zbulon se ai dhe Trent Alexander-Arnold janë gjobitur disa herë nga klubi në dy muajt e fundit pasi kanë harruar të programojnë në aplikacionin e celularit regjimin e tyre të gjumit.“Sadio Mane dhe Trent janë gjobitur më shumë se të tjerët në muajt e fundit,” shprehet Mingolet për Sky Sports.“Ne duhet të mbushim një aplikacion në mëngjes ku duket të themi se sa shumë se si kemi fjetur dhe ata vazhdojnë ta harrojnë ta bëjnë këtë gjë.”





