Rustem Hoxha nuk ia doli që të ishte i gatshëm për Skënderbeun dhe në vend të tij luajti Albano Aleksi.

Qendërmbrojtësi i Teutës ka probleme në kavilje dhe ka hije dyshimi për gatishmërinë e tij ndaj Tiranës në ndeshjen e ardhshme në kampionat.

29- vjeçari do të mbahet në monitorim, pasi prezenca e tij është shumë e vlefshme, për vetë rëndësinë dhe vështirësinë e sfidës me bardheblutë në kryeqytet.