Prej ditësh përflitet se Rina Balaj dhe Sin Boy i kanë dhënë fund lidhjes.
Kjo pasi është vënë re se çifti nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, madje kohëve të fundit nuk kanë nuk kanë publikuar as foto së bashku.
Nuk dihet ende se çfarë mund të ketë ndodhur mes çiftit. Mbase dyshja po kalon një periudhë krize në marrëdhënien e tyre ose janë ndarë përfundimisht, por kjo mbetet për tu parë në ditët në vazhdim nëse do të ketë ndonjë reagim nga ana e tyre.
Ndërkohë, si për t’i hedhur benzinë zjarrit këngëtarja ka publikuar disa video në Instagram ku këndon këngën e Jhené Aiko me titull “The Worst”(Më i keqi). Në vargjet e saj thuhet: “Dhe ti nuk ishe i veçantë, Derisa të bëra unë të veçantë/ Më mirë sillesh sikur e di, Se kam kaluar me keq se ti/Unë thjesht nuk mund të vazhdoj të largohem, Por unë nuk kam nevojë për ty/Unë nuk kam nevojë për ty, por të dua ty.”
Kjo këngë i dedikohet ish-të dashurit të cilit këngëtarja që e këndon i referohet si “më i keqi”. Pra, kjo është në thelb një mënyrë për të thënë se ai është partneri më i keq që mund të imagjinohet. Dhe bazuar te teksti, arsyeja pse ajo po e etiketon kështu është sepse ai është i pabesë. Ai e joshi atë, duke e bërë të besojë se ajo ishte e vetmja, ndërsa në fakt ai ka disa lidhje të tjera. Dhe ndërsa ajo ishte paralajmëruar më herët për të, ajo zgjodhi t’i shpërfillte paralajmërime të tilla dhe t’i besonte atij.
Dhe tani ai po përpiqet ta rifitojë atë. Por ajo ka arritur në përfundimin se ky është dikush i cili në të vërtetë nuk “i nevojitet”. Mirëpo, nuk e mohon faktin që ajo ende e ‘do’. Pra përfundimisht mund të themi se këngëtarja është në një dilemë ndërsa ka rënë në dashuri me një partner toksik.
Tani se sa i përket Rinës kjo këngë nuk dimë ta themi, por fakti që e ka publikuar në një moment të tillë ka marrë vëmendje dhe nuk duket i rastësishëm.
Po bëhen thuajse katër vite që nga koha kur Rina Balaj dhe reperi Sin Boy nisën romancën e tyre, të cilën s’mundën ta mbanin dot për shumë gjatë të fshehtë nga publiku. Në 2020, kur kishin dy vite bashkë, ata konfirmuan se janë në një lidhje.
Këngëtarja e njohur, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere ka qenë gjithashtu shumë e komentuar për lidhjen e saj me këngëtarin. Ata prej disa vitesh bashkëjetuan së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it.
Para pak kohësh në një intervistë dyshja zbuluan se kanë nisur bashkëjetesën, kanë prezantuar njëri-tjetrin me familjen, e për më tepër po mendojnë të martohen. Megjithatë deri tani ende nuk e kanë hedhur këtë hap.Sin Boy ka lindur në Berat, por ka jetuar në Greqi ku edhe ka zhvilluar karrierën e tij. Dyshja deri tani ka sjellë disa bashkëpunime që kanë qenë shumë të suksesshme edhe në vendin fqinj.