Babai i Xhuana Nikollit, vajzës 25-vjeçare e cila u vetëhelmua pas dhunës së ish bashkëshortit të saj, Eraldo Fizi ka deklaruar se nuk ishin në dijeni për dhunën që ushtrohej ndaj vajzës.

Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur”, vetëm 24 orë pas varrimit, ai thotë se “ia kanë lënë në dorë drejtësisë”

“Veçse jemi gjallë dhe marrim frymë”, u shpreh i pikëlluar babai i vajzës së re.

Ai thotë se telefonata e fundit e Xhuanës ka qenë më nënën e saj në mëngjes para së të ndodhte ngjarja.

Intervista

Evis Ahmeti: Kush ju lajmëroi?

Babai i Xhuana Nikollit: Ishte goca tjetër në Tiranë

Evis Ahmeti: Kishte kohë që jetonte në Tiranë Xhuana?

Babai i Xhuana Nikollit: Tre muaj

Evis Ahmeti: Kur kishit folur për herë të fundit?

Babai i Xhuana Nikollit: Me mamin e vet ka folur, në mëngjes i a jeni mirë dhe kaq.

Evis Ahmeti: Nuk ishit në dijeni që ajo dhunohej?

Babai i Xhuana Nikollit: Jo, nuk na ka thënë asgjë

Evis Ahmeti: Me Erladon ishte martuar në gusht?

Babai i Xhuana Nikollit: Në qershor

Evis Ahmeti: Ishin divorcuar?

Babai i Xhuana Nikollit: Po, u ndanë

Evis Ahmeti: Me motrat nuk kishte shprehur që dhunoj

Babai i Xhuana Nikollit: Nuk jam në gjendje të flas….Ja kemi lënë drejtësisë këtë punë.