Tentativa për mos t’ju bindur policisë si dhe gara me këtë të fundin ka rezultuar e dështuar për një shqiptar në Itali.
“Ansa” shkruan se 31-vjeçar shqiptar është bërë protagonist i një incidenti, pasi ai nuk i ndaloi postbllokut të karabinierëve, ndërsa tentoi që të manovronte dhe me timonin, ku rrezikoi të shkaktonte dhe incident.
Ngjarja është regjistruar në Udine, rreth orës 17:10, ku shqiptari udhëtonte me një mjet tip ‘Alfa 147’. Pasi bëri ‘garë’ shpejtësie me policinë, shqiptari u arrestua, ndërsa tashmë ndodhet në paraburgim.





