Ka ndërruar jetë punonjësi i Teatrit Kombëtar, Ermal Laze, teksa ndodhej prej disa ditësh në spital.

Ndonëse nën kujdesin e mjekëve, Laze nuk arriti t’i shpëtojë sulmit të papritur, pasi pësoi ishemi.

Ka qenë pikërisht aktorja e skenës shqiptare, Ema Andrea që ka dhënë lajmin e rëndë. Përmes një mesazhi në faqen e saj të ‘Facebook’, ajo shkruan:

Nuk ja dole dot…! Qofsh i qetë në qiell i dashur!”, shkruan Andrea.

Edhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, iu bashkua lutjeve të artistëve, duke theksuar se “nëse asnjëherë nuk i duartrokasim punëtorët e skenës, sot të lutemi për të që jeta të triumfojë!”.