Pas deklaratave se vuan nga tumori, Luiz Ejlli është shprehur se ai nuk është i sëmurë, por historia për të cilën bëhet fjalë i përket një shoku të tij.

Kjo ka shqetësuar shumë banorët, të cilët nuk dinë si të sillen dhe reagojnë.

“Unë e kam vuajtur vetë në shtëpi këtë gjë” tha Kejvina, e cila shpërtheu në lot.

“Nëse Luizi e ka bërë këtë nuk kam asnjë respekt”, u shpreh Kristi.

“Të bëjë teste psikologjie” tha një banore tjetër.

Ndërsa gjatë diskutimit me Arbanën, Luizi u shpreh se ai ka pasur disa simptoma të ngjashme me atë të shokut dhe ka pasur frikë.

Luizi: Kam filluar të kem  të njëjta simptoma të njëjta si shoku im dhe prandaj e tregova historinë kështu. Dhe ndaj bëra testet. Nuk e dija që do bëhej kaq e madhe.

Luizi: Nuk e them dot në publik!

Arbana: Ti nuk vuan nga një sëmundje e pashërueshme? Duhet të flasim qartë! Vuan apo jo nga një sëmundje e pashërueshme? Unë drejtoj një program që nga sot hap një llogari për ty dhe të dërgon që sot aty ku ti ke nevojë për kurim, por më thuaj nëse të duhet?

Luizi: Unë nuk kërkoj që të mëshirohem, e fillova me buzëqeshje këtë spektakël, nuk doja të thoja këtë gjë.

Arbana: Ti sapo the që nuk je i sëmurë?

Luizi: Unë nuk dua të dukem si viktimë!

Arbana: Ti bën këtë rrëfim në tv kombëtar, në vetë të parë! Unë të pyes se pse vendose ta bësh, më the që është historia e një shoku. Ajo që unë pastaj të them, duke lënë të nënkuptuar se ky mund të jesh ti, unë po të them hajde të sqarohemi për të gjithë ata që duam.

Luizi: Unë kam dashur ta flas këtë me Kiarën se kisha frikë se mudn të kisha të njëjtën gjë si shoku im.

Arbana: Po të pret një makinë tani nëse do të shkosh në spital të bësh cdo kontroll dhe të jesh i qetë dhe pastaj të kthehesh në lojë!

Luizi: Unë i kam bërë të gjitha analizat, po të kisha pas një gjë do dilte, unë ndihem mirë. Tani kjo gjëja po bëhet e madhe!

Arbana: Këtë e ke rrëfyer ti!