Pak ditë më parë, fansat e Oriola Marashit dhe Erios Grezdës vunë re se dyshja nuk ndiqej më në Instagram me njëri-tjetrin.
Pothuajse të gjithë fansat nuk e pritën mirë këtë lajm, pasi ata të dy ishin çifti më i shumëpërfolur i showbiz-it. Kështu lindën dhe aludimet për një ndarje nga ana e tyre dhe këto fakte ishin të vërteta.
Miqtë e ngushtë të tyre kanë konfirmuar se Oriola dhe Erosi janë ndarë, duke prishur në një mënyrë dhe planet që kishin për martesë. Sipas raportimeve, një nga arsyet pse lidhja e tyre ka përfunduar kanë qenë distanca dhe keqkuptimet e shpeshta për shkak të largësisë.
Vetë Oriola nuk dëshiron të lërë karrierën e saj si modele, pasi bukuroshja ka nënshkruar kontratë me frimën prestigjoze amerikane “GUESS”, për të cilën ka sfiluar dhe ka realizuar herë pas here sete për fushata të ndryshme.
Gjërat mes çiftit kanë marrë fund në sytë e publikut, por duket se jo privatisht. Postimi i fundit i Oriolës në InstaStory ka lënë të kuptohet se Eros është rikthyer tek ajo, por Oriola s’ia ka dhënë një mundësi tjetër.
“Ndonjëherë, Zoti risjell ndonjë ISH në jetën tënde vetëm për të parë nëse je akoma budallaqe.”- shkruhet në postim.





