Olta Gixhari la shtëpinë e BBVIP të shtunën që lamë pas, sepse, siç e shpjegoi ajo, më e rëndësishme se çmimi i mdh është familja dhe djali i saj Amar.

Pas daljes nga BigBrother Vip, Olta reagimin e parë për publikun e ka bërë në Instagram, duke postuar një foto me djalin e saj Amar, i cili ishte dhe “sebepi’ që ajo doli nga shtëpia.

Mesa duket Olta po përfiton nga çdo sekondë pas daljes nga shtëpia për të rikuperuar kohën e humbur me djalin.

Gjithë bota ime në një foto ♥️ Dashuria e Amar dhe ajo që kam marrë nga ju në këto ditë ma ka mbushur shpirtin plot dhe më ka bërë të besoj se asnjëherë nuk je gabim nëse ndjek rrugën e zemrës. Ju dua shumë të gjithëve! Zoti ju bekoftë në familjet tuaja!”, shkruan Olta.