Angelo Haruni dhe Seno Fishta kanë nisur të komentojnë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.
Gjatë diskutimit Seno është shprehur për Lornën që është një vajzë pozitive edhe që e pëlqen shumë atë.
Gjithashtu ai ka komentuar edhe Selin, e cila është me e vogla e asaj shtëpie duke thënë që i vjen keq për të, ndërsa për Brikenën tha që është e pa djallëzuar.
Ndërkohë nga ana tjetër Angelo është shprehur se Lorna nuk është luftarake, por e shikon atë si banore e gërricëse.
Gjatë diskutimit Seno është shprehur se duhet të fillojnë të bëjnë debate pasi jemi bërë si të shtëpisë, por duhet të debatojnë me argumente.
Pjesë nga diskutimi:
Seno: Ne nuk jemi 18 vjeç me rënë në dashuri që në ditën e parë. Lorna është pozitive, më pëlqen shumë. Lorna është luftarake?
Angelo: Se nuk e shoh, e shoh më shumë gërricëse.
Seno: Po më vjen keq për atë Selin që është më e vogla dhe Bikena që është e pa djallëzuar, janë të dyja, më kupton…
Angelo: Se e shoh, kaq agresive, sa e shoh që të shkojnë me rrymën, nuk është problem agresiviteti. Po të jesh me rrymën pastaj.
Seno: Edhe Xhodi shumë e qetë, shumë pozitive. Duhet të fillojmë të bëjmë debate, se u bëmë si të , ku i duhet kështu. Duhet të debatojmë edhe me argumente.
Angelo: Do ndodhë gradualisht.





