Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, babai i 34-vjeçarit Leo Roëi ka treguar bisedën me çiftin serb që gjetën celularin e tij.
“Nuk e kuptonin se çfarë thoshte, bisedoi vajza ime që ishte në Maqedoni. Na ka thënë që e dimë se ku është personi, por nuk mund t’ju tregojmë. Ka thënë që nuk dua të tregoj më shumë. Pastaj ka thënë që është torturuar masakruar, me tutje nuk di dhe se për çfarë ka ardhur në Serbi.
Atë ditë e ka mbajtur telefonin hapur kur ka ardhur i shoqi ka komunikuar me dhëndrin tim që di serbisht, I ka thënë që dokumentet i kam gjetur tek tabela ku lexon “Bojokva,” që futesh tek dogana, vendi ku është përleshur çuni ku i kanë rënë dokumentet’.
Ka thënë dokumentet i kam kur të doni hajdeni dhe merreni. Donin të dinin arsyen pse djali ka shkuar në Serbi dhe ku donte të shkonte. Nuk e di a është në burg, apo është i vdekur. Gruaja e doganierit na tha që është torturuar edhe i gjakosur, në një rast na thënë që “nuk jeton më”.
Nuk e di çfarë është bërë me djalin, nuk na japin të dhëna. Kemi video e biseda, kemi bërë denoncim. Gruaja ime dhe djali i vogël janë nisur drejt Serbisë”, u shpreh babai i Leos.