Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra, gjyqtarin pranë Gjykatës së Apelit Durrës, Tritan Hamitaj.
Hamitaj ushtronte detyrën e gjyqtarit pranë Gjykatës së Apelit Durrës dhe iu nënshtrua vetingut më 15 shtator për kriterin e ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional.
Trupa Gjykuese Suela Zhegu, Lulzim Hamitaj, Genta Tafa (Bungo) pasi analizoi provat dhe faktet si dhe dëgjoi pretendimet e palëve, vendosi shkarkimin nga detyra të Tritan Hamitajs, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës, pasi nuk arriti të justifikonte pasurinë.
Po kështu, nga detyra është shkarkuar edhe gjyqtari Arian Qafa. Edhe për këtë KPK vërejti probleme me justifikimin e pasurisë.





