Ka përfunduar në barazim supersfida e kësaj jave në Premier League mes Liverpoolit dhe Arsenal. Skuadrat u ndalën në rezultatin 1-1, i cili i shkon më përshtat Arsenalit që ruan kreysimin edhe pas përfundimit të javës së 18-të në kampionat.

Sfida nisi vrullshëm, me të besuarit e Artetas që kaluan në avantazh me brazilianin Gabriel Jesus në minutën e 4′, që çoi një top në rrjetë të ardhur prej Odegaard.

Megjithatë reagimi i vendasve nuk vonoi dhe në të 29-ën Salah barazoi shifrat pas një driblimi shumë të bukur në diagonal me portën.

E kur dukej se pjesa e mbetur e ndeshjes do të ishte e ndezur, rezultati nuk ndryshoi me skuadrat që ndanë nga një pikë në këtë sfidë vendimtare për kreun e Premier League. Arsenal shkon në kuotën e 40 pikëve, 1 më shumë se Liverpool që mbetet në vendin e dytë.

Futbolli anglez nuk do të ndalet në këtë fundvit. Arsenal do të rikthehet të luajë më datën 28 ndaj West Ham në ‘Emirates’. Sakaq, Liverpool do të udhëtojë pas 3 ditësh në transfertën e Burnley, për të vijuar luftën për titull në distancë.