Nuk ka fitues në “Armando Maradona” mes Napolit dhe Interit. Në finalen e parakohëshme të Serie A, Napoli dhe Interi e kanë mbyllur sfidën në barazim 1-1.

Ishin zikaltrit të cilët kaluan të parët në avantazh me anë të Dimarco në minutën e 22 të pjesës së parë. Me këtë rezultat u mbyll dhe fraksioni i parë i lojës.

Me nisjen e pjesës së dytë skuadra e Antonio Contes e rriti shumë presionin në fushë, ç’ka solli edhe golin e barazimit në minutën e 87-të me anë të Billing.

Pas kësaj sfide Interi ruan vendin e parë me 58 pikë, i ndjekur nga Napoli me 57 pikë dhe Atalanta me 55 pikë.

Ndërkohë që Serie A rikthehet sërish ditën e nesërme në orën 12:30 me Monza-Torino, për tu mbyllur në mbrëmje me supersfidën Milan-Lazio.