Nuk ka fitues në “derbin” bregdetar dhe të mbijetesës mez Teutës dhe Flamurtarit. Ndeshja mes dy skuadrave u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0, duke bërë që të dy ekipet të ndajnë nga një pikë mes tyre duke mbetur sërish në luftën për mbijetesë.Përballja mes dy skuadrave ishte mjaft e luftuar por njëkohësisht e kujdesshme nga ana e të dy palëve nga frika për të mos e humbur ndeshjen. Ndërkohë, kjo pikë i shërben më tepër skuadrës së Flamurtarit pasi trajneri Duro edhe para ndeshjes kishte deklaruar se ishte i kënaqur edhe me një barazim.

Teuta nuk arriti dot të marrë në shtëpi fitoren edhe pse ishte më këmbëngulëse se vlonjatët në lojën e tyre, duke bërë një hap fals të madh në luftën për mbijetesë duke mbetur sërish e rrezikuar, duke parë që ka ende disa javë kampionat. Pas kësaj ndeshje ekipi i drejtuar nga Gugash Magani mbetet në vendin e 6-të me 32 pikë, ndërsa Flamurtari mbetet në vendin e 8-të me 32 pikë, 3 më shumë se Laçi i vendit të parafundit në renditje dhe tani gara për mbijetesë bëhet gjithnjë e më e ashpër.