Gjatë konferencës për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar edhe njëherë se do të jetë deputet i parlamentit shqiptar në muajin shtator.
Duke iu përgjigjur deklaratave të ambasadores amerikane në vendin tonë, Berisha tha se nuk ka asnjë forcë që mund ta ndalë për të ushtruar të drejtën që i kanë dhënë shqiptarët.
“Diktatura dhe bari janë të lidhur. Ajo që unë po bëj është që shqiptarët të mos të hanë bar. Që shqiptarët të mos shkojnë te bari duhet transparenca. Qëndrimi im është nuk mbrohem unë imuniteti, nuk mbrohem nga Kushtetua. Mënyra e vetme për t’u mbrojtur është transparenca. E them edhe njëherë që nuk ka forcë në botë që të mos ushtrojë misionin tim të zgjedhur nga zgjedhësit shqiptar. Me sa di unë kryetari i Partisë Demokratike në takimin me zonjën Kim ka kërkuar transparencë. Por ata që tregojnë barin kanë frikë nga transparenca. Unë kam thënë që nëse një fakt paraqitet do marr vendimet e mia. Por ta dini mirë që nuk ka forcë në botë përveç transparencës për të ndryshuar qëndrimin tim që unë kam thënë”, tha Berisha.





