Bashkimi Evropian ka hartuar një itinerar të qartë për prespektivën evropiane të vendeve të Ballkanit.
Në fillim të shkurtit Komisioni Evropian do të bëjë publike “strategjinë e zgjerimit”, e cila është anoncuar si strategji për anëtarësimin e Serbisë dhe Malit të Zi. Por kjo strategji përfshin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat gjenden në procesin e integrimit.
Sipas këtij dokumenti, Mali i Zi dhe Serbia pritet të anëtarësohen në vitin 2025, ndërkaq, Shqipëria dhe Maqedonia do të përfitojnë nga proces duke u afruar më afër Unionit.
Dokumenti parasheh që Bosnja dhe Hercegovina të marre statusin kandidat në vitin 2019, ndërsa Kosova të përfitoje nga liberalizimi i vizave nëse i plotëson kriteret e parapara nga Komisioni Evropian.
Strategjia gjithashtu parasheh që vendet e rajonit t'i zgjidhin kontestet e hapura me fqinjët. (INA)