Bashkia e Durrësit, ka mbetur keq për kazanë  mbeturinash, aq sa nuk vendos disa të tjerë, në zonën bregdetare të Skëmbit të Kavajës.

Tani që numri i turistëve ka arritur pikun në plazh edhe mbetjet urbane janë shtuar, por jo kazanët e grumbullimit të tyre. Subjektet e biznesit në këtë zonë në mënyrë të vazhdueshme kanë ngritur shqetësimin e kazanëve të plehrave, pasi duke qenë se janë të paktë në numër, ata tejmbushen dhe mbeturinat përfundojnë edhe në rrugë, ku kalojnë makinat. Qëndrimi i plehrave në diell, në kazanë të padesinfektuar dhe pa kapakë është burim infesksioni për të gjthë komunitetin pranë tyre dhe në këtë zonë popullsia është katërfishuar.

Këta kazanë janë imazhi i keq i cili i pret në anë të rrugës të gjithë turistët dhe imazhi i fundit që shohin sapo largohen me makinë nga zona turistike.

K.H.