Gjatë bashkëbisedimit në podkastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar edhe kandidatë të Partisë Socialiste në Roskovec.

Mes të ftuarve ishte edhe kandidatja Zegjine Çaushi, me të cilën Rama shkëmbeu batuta për kryetaren e bashkisë, Majlinda Bufin. Madje për këtë të fundit, Rama tha se nuk ka lidhje me ‘bufin e kënetës’, referuar Sali Berishës.

Edi Rama: Të mbetet mes nesh, nuk është e thjeshtë të punosh me Majlinda Bufin.

Kandidatja Çaushi: Fakti që jam në listë të hapur nuk do të thotë që jam thjesht një numër në listë por do jem potenciali për të sjellë mandatin e 11.

Rama: Ky është efekti i Majlindës por edhe sfidë për Majlindën, Majldina nuk i ka qejf këto hijet.