Neymar duhet të paguajë. Gjykata e Brazilit ka vendosur një muaj më parë se lojtari i PSG-së nuk ka paguar detyrimet ndaj mjekut gjinekolog që ka sjellë në jetë djalin e tij Davi Lucca në vitin 2011 (në spitalin Sao Luiz të San Paolo). Bëhet fjalë për një shumë prej 10 mijë eurosh.
Sipas mediave, gjykata ka hetuar padinë e mjekut Herbert Kramer, që ka asistuar në lindjen e djalit të futbollistit, asokohe te Barcelona (kur ishte 19 vjeç). Neymar ka një djalë 8 vjeç nga bashkëjetesa me Carolina Dantas.Edhe pse avokati i Neymar ka thënë se mjeku është paguar, ky i fundit deklaruar se nuk ka marrë asnjë qindarkë. Kjo çështje ka nisur që në vitin 2016 dhe muajin e ardhshëm do të ketë seancën përfundimtare.





