Në zonën e ish-Kënetës, një nga lagjet e Durrësit të prekura më shumë nga përmbytjet e një dite më parë, situata është ende larg normalizimit.
Uji është i pranishëm ende në shumë shtëpi, ndërkohë që nëpër akset kryesore vihen re ekipet e Emergjencave Civile, që po mundohen të vënë nën kontroll situatën.
Për shumë familje, kjo e sotmja do të jetë një natë sërish nën pushtetin e ujit.
Gjatë të gjithë ditës, familjarët tentuan të largonin përmes pompave ujin nga katet e para të shtëpive të tyre, madje ata u organizuan edhe në një protestë për të ngritur zërin për faktin se sipas tyre institucionet i kanë lënë vetëm në këtë situatë kritike.





