Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli është ngacmuar së fundmi për librin e tij "Sekretet e shijes", i prezantuar në panarin e këtij viti.

"Mua libri juaj "Receta për 5 minuta" më ka pëlqyer shumë", ngatërrohet qëllimisht gazetari i emisionit "Thumb On", duke i përmendur emrin e moderatores Arbana Osmani. 

Renato Mekolli: Recetë për 5 minuta? Nuk ka libër që të bëhen receta për 5 minuta. Është e pamundur. "Unë kam nxjerrë 'Sekretet e shijes' dhe '50 shijet e pastave".

Ronaldo Sharka: Nuk e keni bërë ju "Receta për 5 minuta"?

Renato Mekolli: Kush e ka bërë këtë? Nuk e di, 5 minuta? Unë sa futem në kuzhinë dua 1 orë, u përgjigj Renato duke qeshur.