Gjatë takimit që zhvilluan me anëtarësinë e lagjes nr.18, dy kandidatët për deputetë të PD Durrës, Ferdinand Xhaferraj dhe Igli Cara, kryetari i grup seksionit të kësaj lagjeje, Nasild Alikaj është shprehur mjaft entuziast për fitoren më 25 prill.

“Rruga është e sigurtë drejt fitores. Nuk ka sallë që i mban demokratët, në këtë bashkim madhështor drejt datës 25 Prill. Lagja 18 është shembulli këtij bashkimi.” – shkruan Alikaj.