Ministrja Olta Xhaçka ka reaguar pas shpërthimit të ndodhur në Stamboll ku humbën jetën gjashtë persona.

Xhaçka shprehet se lajmi është shokues dhe se lutjet shkojnë për familjet e atyre që humbën jetën, ndërsa uron shërim sa më të shpejtë për të plagosurit.

Statusi:

Shokues shpërthimi në sheshin Taksim në Stamboll, Turqi.

Lutjet tona shkojnë për familjet e atyre që humbën jetën dhe shërim sa më të shpejtë të plagosurve.

Ne qëndrojmë pranë Turqisë dhe popullit të saj në këtë ditë të dhimbshme.

Ndërkohë, përmes Konsullatës së Përgjithshme të RSH në Stamboll bëhet e ditur se deri nuk ka raportime për shqiptarë të lënduar, ndërsa është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet turke.