Këmbësorët, të cilët kalojnë rrugën pa respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, janë ndëshkuar nga policia.
Policia ka dokumentuar edhe me video qytetarët që nuk kalojnë pranë vijave të bardha, ndërsa kanë fotografuar edhe gjobën, duke u ndëshkuar me masën administrative 1000 lekë gjobë, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Kjo masë është marrë për të parandaluar aksidentet e mundshme, me qëllim sensibilizimin e të gjithë këmbësorëve të respekojnë rregullat, pasi jo në pak raste janë bërë burim aksidentesh.
Ndëshkimet do të vijojnë ndaj të gjithë shkelësve.