Juria e “Festivalit të Këngës” në RTSH la jashtë finales këngëtaren Eli Fara dhe reperin Stresi. Ata konkuruan me këngën “Bohem” por nuk mundën të ishin pjesë e listës së 12 finalistëve.
Në një postim në Instgram, Stresi falenderon të gjithë ata që e kanë suportuar ndërsa i thotë Elit të mos mërzitet sepse ata kanë publikun me vetë.
“Ju falenderoj përzemërisht të gjithëve që na suportuat. Sa më shumë e mendoj aq më shumë e kuptoj që s’ka asgjë më artistike se sa të duash të tjerët…Urime të gjithë finalistëve, e meritonit. @elifaramari Mos u mërzit, ne kemi publikun me vete, s’ka më finale se kjo. Mbi të gjitha ishte privilegi të punoje me ty @veragrabocka. Artist nuk bëhesh nga një çmim, ne jemi në shpirt të tillë”, shkruan Stresi.





