Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Dy ditë më parë, ata u martuan në një ceremoni shumë private në Toskana të Italisë.

Çifti kishte vetëm një kërkesë për të ftuarit, të cilët e respektuan menjëherë. Teksa fansat po prisnin foto e video nga dasma e tyre, rregulli për të pranishmit ishte që të mos publikonin asgjë në rrjetet sociale.

E tani që kanë kaluar dy ditë nga dita e madhe, moderatorja e dashur për publikun ka vendosur që të reagojë për herë të parë.

Arbana ka falënderuar të gjithë të pranishmit si dhe gjithë personat që e kanë uruar për dasmën. Gjithashtu tregoi edhe disa detaje të vogla nga fustani i nusërisë si dhe vendi ku është mbajtur ceremonia.

Por jo vetëm kaq, pasi Arbana ka publikuar edhe një video ku shfaqet djali i saj, Joni, teksa këndon së bashku me këngëtarin e dashur për publikun, Flori Mumajesi.

“Miku im i vjetër, faleminderit. Nuk kam fjalë për çka ke bërë ti”, shkruan Arbana krahas videos në fjalë.

“Nuk kam fjalë për çka ke bërë ti”/