Kreu i PD, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat ditën e sotme, ka thënë se në jetën e tij nuk ka humbur asnjë garë por ajo që ka ndodhur ka qenë përballja me një masakër zgjedhore.

Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka bërë derimë tani asnjë koment në lidhje me zgjedhjet e pjesshme që u mbajtën dje, e megjithatë ka ironizuar Bashën, duke thënë se ky i fundit është i vetmi njeri në glob që del i treti dhe deklaron se nuk ka humbur asnjë garë.

“I vetmi njeri në glob që del i treti dhe deklaron se unë nuk kam humbur asnjë garë! sb”, shkruan Berisha.