Edicionin e tretë të spektaklit televiziv “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Ditën e djeshme, në media ka qarkulluar një foto ku aktorja shihet në ambientet e spitalit, duke marrë ndihmën mjeksore.
Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, Egla ka zbuluar gjendjen e saj shëndetësore, duke u shprehur se është duke u rekuperuar nga rënia në studio.
E një tjetër reagim ka ardhur prej saj në Instastory vetëm pak më parë duke iu drejtuar të gjithë atyre që shprehin pakënaqësi ndaj fitores së saj.
“Unë nuk kam K-ra, nuk kam ndjekës, nuk kam fansa, as followers! Numrat e mi në Instagram janë familja ime #teamEgla”.