Para disa muajsh, dolën të dhënat personale të rreth 650 mijë shtetasve shqiptarë, mes tyre edhe listat e pagave që u bënë virale. Monika Lubonja rezultonte pjesë e listës, ndonëse aso kohe ishte brenda Big Brother VIP.
Kudo qarkulluan listat ku Monika Lubonja rezultonte se merrte pagë si këshilltare e kryetarit të Bashkisë, për të cilën ka folur sot në Shqipëria Live.
Monika tha se sapo mori vendimin për të hyrë në BBV, shkoi tek burimet njerëzore dhe njoftoi se do të bëhej pjesë e një reality show.
“Kam kërkuar të më ndërpritet paga, ndaj nuk jam paguar për 4 muaj. Edhe sot që jam me juve jam e pa paguar dhe kjo mund të vërtetohet lehtësisht dhe kjo është fatkeqësia e opinionit që marrin diçka, e sjellin dhe e japin bruto”, tha Monika.
Sa i përket marrëdhënies me Ilirin dhe Donaldin, aktorja tha: “Nuk kam qenë me 100 fytyra. Hyra për Monikën. Në momente të caktuara situatat ndryshonin dhe jam me të drejtën. Unë i shkoja pas situatave dhe ngjarjeve që kishte shtëpia. Unë kam thënë mendimin tim, pastaj secili nga ata ka mendimin e tyre, por qëllimi kryesor nuk ka qenë që të isha Iliri apo Donaldi, por në asnjë moment nuk bëra lojë me njërin apo tjetrin.”