Shakira nuk po kalon ditët e saj më të mira!

Përveç problemeve për kujdestarinë e fëmijëve të saj me Gerard Pique , ajo tani do të përballet me një padi të mundshme nga Florinda Meza , gruaja e aktorit të ndjerë Gomez Bolanos, i cili është krijuesi i El Chavo del 8. Këngëtarja dyshohet se kopjoi një lëvizje kërcimi i tij në klipin e këngës “Te Felicito.”

Në një pjesë të këngës së saj ‘Te felicito’, Shakira kërcen si robot, me lëvizje që disa përdorues në rrjetet sociale i kanë krahasuar me “garroterën” që Chavo bënte në situata të rrezikshme apo frikësuese.