Djali i ish-deputetit socialist Aqif Rakipi, i cili u shpall non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka folur ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, teksa i ka dërguar një mesazh dhe ish-liderit demokrat Lulzim Bashës.

Deputet i PS, Ornaldo Rakipi ka treguar se do të apelojnë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ndërsa akuzoi Bashën si “fajtor” për këtë vendim, duke thënë se e ka sulmuan babanë e tij, pikërisht sepse nuk ka mundur dot të bëjë atë që Rakipi ka bërë, të fitojë besimin e qytetarëve.

Orlando Rakipi e quan Bashës, jo burrë, njeri fals dhe materialist, që ka dështuar që të bëjë takime me njerëzit.

“Nuk ka detyrim më të madh sa ky që ta justifikoj këtë besim bujar, dua të sqaroj qytetarët sa i përket aktit të DASH, im atë po ndërmerr çdo hap për të marrë drejtësi, vlerësojmë ambasadën amerikane, por vendimi i tyre ka lënë mundësi apelimi.

Kam 2 fjalë për Lulzim Bashën, mos mallko suksesin e tjetrit, politika është takime me njerëzit, prandaj ke dështuar se nuk arrite që të marrësh besimin e njerëzve se je fals dhe je materialist, duhet t’u gjendesh atyre në ditë të vështira, kur kanë një problem, kur nuk i dëgjon kush, babi im bëhet copash për të ndihmuar një njeri në nevojë, babai im ndryshe nga ti ka burrni.

Sa për akuzat ju ftoj ju, mediat, të hetoj aktivitetin tim, që nga momenti i angazhimi deri tani, nuk do humb asnjë sekondë, do e justifikojë besimin e shqiptarëve“, tha Rakipi.