“Ne nuk kemi frikë”. Këto janë fjalët e para në reagimin e parë pas fillimit të luftës tregtare, të Liderit të Kinës, Xi Jinping.
“Nuk ka fitues në luftën tregtare dhe të lëvizësh kundër botës do të çojë vetëm në një vetëizolim”, tha lideri kinez në një takim që ai ka zhvilluar me Kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez.
“Për 70 vite, zhvillimi i Kinës është bazuar në vetëbesim dhe punë të palodhur dhe nuk ka frikë nga presioni i padrejtë”, shtoi Xi Jinping.
“Në varësi se si po ndryshojnë zhvillimet e jashtme, Kina do të mbetet me vetëbesim të plotë, do të qëndrojë e fokusuar dhe e përqendruar në menaxhimin e çështjeve të saj”, përfundoi lideri kinez.